• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pisonero për MIA-n: Të gjitha forcat politike në vend të punojnë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE

Pisonero për MIA-n: Të gjitha forcat politike në vend të punojnë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE

Bruksel, 26 korrik 2023 (MIA) - Të gjitha forcat politike në vend, përfshirë edhe opozitën, duhet të punojnë së bashku për të siguruar të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE, deklaruan për MIA-n nga Komisioni Evropian, pasi dje Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese e miratoi nevojën drejt ndryshimit të Kushtetutës me çka dhe filloi procesi i ndryshimeve kushtetuese.

"Maqedonia e Veriut është zotuar të ndryshojë Kushtetutën e saj. Është një vendim sovran. Në këtë drejtim janë ndërmarrë hapat fillestarë. Vendi ofron një shembull të mirë të një shoqërie multietnike. Prandaj, me ndryshimin e Kushtetutës do të avancohen në mënyrë shtesë të drejtat themelore", deklaroi për MIA-n zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Në lidhje me procesin e skriningut të Maqedonisë së Veriut me BE-në, nga Komisioni shtojnë se ajo zhvillohet sipas planit dhe pa ndërprerje, ndërsa deri në Këshillin e Unionit tashmë janë dorëzuar raportet nga skriningu për kalsterin "Vlera themelore".

На барањето да коментира некои критики дека е омекнат тонот во извештаите од овогодинешниот пакет за проширување во однос на владеењето на правото, Писонеро рече дека „приоритетите на ЕУ во З

“Sa i takon mos harmonizimit të legjislacionit kombëtar me normat dhe standardet e BE-së, qëllimi kryesor i skriningut është të vlerësohet se ku ka boshllëqe në legjislacionin vendas, përfshirë edhe implementimin”, ka thënë Pisonero.

Ajo theksoi se mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare vitin e kaluar paraqet një progres të rëndësishëm dhe shënon fillimin e një faze të re në procesin e inkuadrimit.

"Komisioni menjëherë filloi skriningun që është hap i parë në procesin e negociatave", shtoi Pisonero në përgjigjen për MIA-n.

Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese është kusht për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare pas përfundimit të procesit të skriningut, me të cilën procesi negociues do të vazhdojë pas negociatave sipas klasterëve dhe kapitujve.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR