• e enjte, 04 korrik 2024

Pioli: Nuk duhet ta hiqni Milanin nga gara për titullin

Pioli: Nuk duhet ta hiqni Milanin nga gara për titullin

 Milan, 16 janar 2024 (MIA)  - Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka ndarë mendimin e tij për perspektivat e klubit në luftën për titullin e kampionit në Serinë A.

"Mos na fshini nga gara për titullin. Kemi pasur një gjysmë sezoni të parë mjaft të mirë dhe duam të jemi edhe më të mirë. Mendoj se 39 pikët në raundin e parë nuk janë edhe aq keq, por tani duhet të shtypim pedalin e gazit", tha Pioli për mediat italiane.

 Trajneri pesëdhjetë e tetë vjeçar beson se Milani mund të kishte fituar më shumë pikë në pjesën e parë të sezonit, por nuk ka humbur gjithçka.

 "Ne kemi ende Serinë A dhe Ligën Evropiane dhe mund të themi fjalën tonë në këto turne", tha Pioli.

 Milani për momntin është i treti në Serinë A me 42 pikë nga 20 ndeshje. Në vendin e parë është Interi (51 pikë), i dyti Juventus (46).

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR