Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në SP "Prolet" do të punojë nesër dhe pasnesër
- Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në SP "Prolet" në Shkup, do të punojë nesër dhe pasnesër, njofon Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fami Bajrami
- 13:59, 17 nëntor, 2023

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në SP "Prolet" në Shkup, do të punojë nesër dhe pasnesër, njofon Ministria e Punëve të Brendshme.
Pika për ndërrimin e dokumenteve personale, do të punojë të shtunën dhe të dielën nga ora 8 deri në ora 16.
"Qytetarët që dëshirojnë të ndërrojnë dokumentet personale në këtë pikë mund ta bëjnë këtë pa termin paraprak", njoftoi MPB. si/bsh/
Foto: MPB