Piekutovski: Luajtëm një ndeshje të vështirë kundër Shkëndisë në një atmosferë të nxehtë
- "Ishte një ndeshje e vështirë sepse nuk kishte shumë shanse të pastra. Disa erdhën drejt fundit të ndeshjes, përfshirë një gjuajtje të rrezikshme nga sulmuesi kundërshtar që më duhej ta mbroja. Kur portieri nuk ka shumë për të bërë, duhet të jetë edhe më i përqendruar, sepse një moment mund të vendosë rezultatin", tha portieri polak i Jageillonisë, Milos Piekutovski, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Shkëndisë (1-1) në Shkup, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.
- Post By Sara Ademi
- 09:21, 7 nëntor, 2025
Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - "Ishte një ndeshje e vështirë sepse nuk kishte shumë shanse të pastra. Disa erdhën drejt fundit të ndeshjes, përfshirë një gjuajtje të rrezikshme nga sulmuesi kundërshtar që më duhej ta mbroja. Kur portieri nuk ka shumë për të bërë, duhet të jetë edhe më i përqendruar, sepse një moment mund të vendosë rezultatin", tha portieri polak i Jageillonisë, Milos Piekutovski, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Shkëndisë (1-1) në Shkup, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.
Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 49-të me golin e Latifit, të cilin e ruajti deri në sekondat e fundit të kohës shtesë prej dhjetë minutash kur Lozano vendosi rezultatin përfundimtar.
Ndeshja në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" tërhoqi 2,400 spektakolarë, të cilët, sipas portierit të Jagiellonias, ua vështirësuan lojën lojtarëve polakë.
"Lidhur me stadiumin, mendoj se temperamenti i tifozëve vendas luan një rol të madh. Maqedonia njihet për njerëzit e saj energjikë - kjo mund të ndihej në tribuna. Kur e kishim topin nën kontroll, fishkëllimat nga tribunat na e bënë të vështirë të ndiheshim të relaksuar. Sigurisht, kjo nuk është justifikim, por atmosfera ishte vërtet e nxehtë dhe emocionale", shtoi portieri i Jagiellonias. sa/
FOTO: EPA