• e hënë, 19 janar 2026

Pezeshkijan: Irani ashpër do t'i përgjigjet çdo sulmi

Pezeshkijan: Irani ashpër do t'i përgjigjet çdo sulmi

Teheran, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkijan sot në platformën Iks publikoi se Teherani se do t'i përgjigjet ashpër çdo sulmi. 

"Përgjigjja e Repulikës Islamike të Iranit ndaj çdo agresioni mizor do të jetë brutale dhe dekurajuese", theksoi Pezeshkijan. 

Publikimi i tij është përgjigje e presidentit amerikan, Donald Trsmp, i cili la të kuptohej se SHBA-të mund ta sulmojnë Iranin nëse ky i fundit përpiqet të rikonstruojë programin e tij bërthamor. 

"Tani dëgjoj se Irani po përpiqet të bëhet përsëri më i fuqishëm. Dhe nëse ia del, do të na duhet t'i rrëzojmë. Do t'i rrëzojmë. Do t’i eliminojmë plotësisht. Por shpresoj që kjo të mos ndodhë", deklaroi mbrëmë Trampi gjatë takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. 

Forcat amerikane iu bashkuan fushatës ushtarake 12-ditore të Izraelit kundër Iranit në qershor dhe sulmuan tre objekte të mëdha bërthamore iraniane.

Trampi atëherë pretendoi se sulmet kishin "shfarosë" objektet iraniane megjithëse vlerësimet e mëvonshme të dëmeve nga SHBA-ja treguan se gjatë sulmeve u dëmtua ndjeshëm vetëm objekti bërthamor i Fordout. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR