• e premte, 05 dhjetor 2025

Pezeshkian shpalli "fundin e luftës 12-ditore" me Izraelin

Pezeshkian shpalli

Teheran, 24 qershor 2025 (MIA) - Presidenti iranian, Masud Pezeshkian sonte në fjalimin drejtuar kombit shpalli "fundin e luftës 12-ditore" që e filloi Izraeli, lajmërojnë agjencitë.

"Sot, pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, vendosmëria e të cilit hyn në histori, ishim dëshmitarë të arritjes së ndërprerjes së zjarrit dhe fundit të kësaj lufte 12-ditore të imponuar nga avanturizmi dhe provokimi i Izraelit", tha Pezeshkian në fjalimin e tij, që u emetua në Televizonin shtetëror iranian.

"Armiku agresiv nuk i arriti qëllimet e veta për shkatërrim të objekteve dhe çrregullim të hulumtimeve bërthamore në Iran, duke shkaktuar trazira sociale në republikë", thuhet në transkriptin nga fjalimi i publikuar nga shërbimi për shtyp i presidentit iranian.

pezeshkian theksoi se vëllimi i shkatërrimit në Izrael si rezultat i sulmeve hakmarrëse nga ana e forcave të armatosura iraniane i tregoi botës se "çmimi i kësaj avanture kundër një vendi të madh si Irani është i tmerrshëm".

Ai theksoi se beson në mundësinë për bashkëjetesë të qetë të vendeve në Lindjen e Afërt.

"Maturia jonë e përbashkët do t'i shkatërrojë planet e armiqve të cilët tentojnë të mbjellin përçarje mes nesh", shtoi Pezeshkian.

krahas kësaj, ai shfaqi bindje se shërbimet shtetërore iraniane do të bëjnë përpjekje të mëdha për ripërtëritje të loakcioneve të sulmuara dhe për sigurim të ndihmës për familjet e viktimave dhe të lënduarve. ab/

Foto: ЕPА

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR