• e hënë, 01 korrik 2024

Petrovska dhe Ageler për vizitë te pjesëtarët e stërvitjeve "Partner i guximshëm 23" në Krivollak

Petrovska dhe Ageler për vizitë te pjesëtarët e stërvitjeve

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska së bashku me ambasadoren e SHBA-së në vend Anxhela Ageler sot në Krivollak do të vizitojnë 180-të pjesëtarët e Armatës amerikane për Evropë dhe Afrikë të cilët janë me mbështetje të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut po realizojnë stërvitjet "Partner i guximshëm 23".

Është paralajmëruar dhe prania e gjeneralit të brigadës Patrik Elis, zëvendësshefit të kabinetit të komandës së Armatës të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë.

Në kuadër të stërvitjeve, siç kumton Ministria e Mbrojtjes, do të bëhet qitje nga automjete të blinduara të tipit "Styker", që është domethënës duke pasur parasysh se sipas Planit për modernizim, Armata do të pajiset me këtë lloj transportuesi të blinduar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR