• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska: Buxheti i mbrojtjes është në rritje të vazhdueshme, vitin e ardhshëm do të arrijmë 2 për qind të BPV-së

Petrovska: Buxheti i mbrojtjes është në rritje të vazhdueshme, vitin e ardhshëm do të arrijmë 2 për qind të BPV-së

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Zhvillimi i teknologjisë dhe ngritja e sfidave të sigurisë jokonvencionale kërkon që shtetet të rrisin investimet në mbrojtje dhe sigurinë e qytetarëve të tyre, theksoi ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

"Angazhimi i të gjitha vendeve anëtare është  2 për qind, sipas zotimeve të mëparshme, maksimumi që duhet të arrijë çdo anëtar deri në vitin 2024, tani do të jetë kufiri i poshtëm që do të duhet të arrijë secili vend", tha ministrja Petrovska në emisionin "Trilling" në TV 24 duke folur për përfundimet e Samitit të NATO-s në Vilnius.

Petrovska theksoi se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është në rritje të vazhdueshme dhe këtë vit është 1,85 për qind e BPV-së, gjegjësisht 274 milionë euro, duke shtuar se bëhet fjalë për mjete të mjaftueshme për realizimin e projekteve të filluara dhe të reja për modernizim të Armatës.

"Është e sigurt që vitin e ardhshëm do të arrijmë minimumin 2 për qind të BPV-së për mbrojtjen. Ajo që është e rëndësishme është mënyra se si ne i shpenzojmë ato fonde. Në Aleancën e NATO-s, respektohet parimi se së paku 20 për qind e buxhetit të mbrojtjes duhet të caktohet për modernizim dhe pajisje dhe Republika e Maqedonisë së Veriut e bën këtë. Vitin e kaluar ishte 30 për qind, për këtë vit janë planifikuar 33 për qind nga buxheti", tha Petrovska, njofton shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes.

Lidhur me poligonin Krivolak, ministrja Petrovska theksoi se si shtet duhet të jemi krenarë që kemi një kapacitet të tillë.

"Poligoni Krivollak po rritet në një kapacitet serioz kombëtar, por edhe në një kapacitet të Aleancës së NATO-s. Gjithnjë e më shpesh, shumë nga aleatët tanë kërkojnë që në Krivollak ta realizojnë stërvitje, ndërsa shumë shpesh ne e përdorim edhe për stërvitje multinacionale", theksoi Petrovska. sa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR