• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Petar Bogojeski parashtoi padi penale për disa vepra kundër politikanëve shqiptarë

Petar Bogojeski parashtoi padi penale për disa vepra kundër politikanëve shqiptarë

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i partisë politike Koncepti maqedonas, Petar Bogojeski sot në Prokurorinë themelore publike parashtroi padi penale për, siç tha, disa vepra inkriminuese kundër politikanëve shqiptarë.

Bogojeski kumtoi se në Prokurori dhe MPB janë parashtruar dëshmi deklarata mediale nga politikanë të cilët i takojnë komunitetit etnik shqiptar dhe nga rrjetet sociale ku, siç tha, tërësisht poshtërohet Maqedonia, kontrstohet ekzistimi i popullit maqeodnas, gjuhës maqedonase dhe shtetit maqedonas. Bogojeski nuk përmendi emra të politikanëve kundër të cilëve parashtruan padi penale sepse PTHP pocesuon dhe të mod dalë, siç tha, se ata e dënojnë dikë para se të bëhet procedura gjyqësore.

Bogojeski pohon se kundërligjshëm dhe në kundërshtim me udhëzimet e Bashkimti evropian dhe Komisionit të Venecies përdoret gjuha shqipe në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me Kushtetutën përdoret flamuri i Shqipërisë.

Sipas tij, vetëm dje në MPB janë parashtruar 15 paraqitje për kërcënime për jetë dhe ofendime ndaj maqedonasve dhe popullit maqedonas. Kërkoi shpërbërje urgjente të këshillit gjyqësor dhe atij të prokurorëve, sepse, siç tha, ata janë fajtorët kryesor për këtë që po ndodhë në vend.

Për padinë e sotme penale të parashtruar nga ana e Koalicionit VLEN, Bogojeski nuk deshi ta komentojë sepse, siç tha, nuk e din se prej kujt vjen.

Në pyetjen e gazetarëve nëse konsideron se kjo politikisht do të reflektohet sepse janë partnerë koalicioni, Bogojeski theksoi se ndaj partisë së tij ka pasoja negative.

Lidhur me udhëtimin privat të kryetarit të Kuvendit, Afrim gashi në Kosovë, Bogojeski theksoi se problem më i madh është dhe shqetëson informata nga MPB se "janë kontrabanduar persona me automjete zyrtare të cilët nuk ishin paraqitur në vendkalimin kufitar".Pres nga MPB të parashtrojë paraqitje penale për të punësuarit në vendkalim, për kompetentin në MPB, për shefat të cilët janë të obliguar për sigurimin e Gashit. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR