• e hënë, 01 korrik 2024

Peskov: Nuk ka informacione se ku ndodhet Prigozhini

Peskov: Nuk ka informacione se ku ndodhet Prigozhini

Moskë, 27 qershor 2023 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se nuk ka informacione për atë se ku ndodhet udhëheqësi i grupit mercenar "Vagner", Evgenij Prigozhin, i cili të shtunën pati një rebelim në shenjë proteste kundër, sipas tij, zbatimit të keq të zbatimit të operacioneve ushtarake në Ukrainë transmetuan mediat britanike.

Sipas kushteve të marrëveshjes që i dha fund trazirave, Prigozhinit iu lejua të shpërngulet në Bjellorusi, ndërsa luftëtarëve të tij iu dha një opsion për t'iu bashkuar forcave të rregullta të armatosura të Rusisë ose të shkojnë me të në vendin fqinj.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov, në brifingun e tij të rregullt deklaroi se marrëveshja për t'i dhënë fund kryengritjes po zbatohet dhe se presidenti Vlladimir Putin gjithmonë e mban fjalën. Ai tha se nuk e di sa luftëtarë të "Vagnerit" do të nënshkruajnë marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes pas marrëveshjes.

Peskov, gjithashtu, tha se nuk pajtohet me "pseudoekspertët" të cilët thanë se trazirat këtë fundjavë e kanë lëkundur pozitën e Putinit.

"Për momentin nuk ka parakushte për negociata paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës", shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR