• e martë, 09 korrik 2024

Pesë zjarre në rajonin e Kumanovës

Pesë zjarre në rajonin e Kumanovës

 Kumanovë, 27 shtator 2023 (MIA) - Pesë zjarre ka regjistruar Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza - Kumanovë në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, informuan sot nga QRMK. Në orët e pasditës dhe të natës janë djegur kashtë, bar i thatë, dhe shkurre. Zjarrfikësit e NJTZ Kumanovë, kanë shuar zjarre në Çetircë pas orës 18:30 dhe në Lubodrag.

 Zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe ndërmjet fshatrave Tromegjë dhe Klekovcë në barin e thatë dhe shkurreve të djegura në rrethinë ka pasur edhe shtëpi. Zjarri është shuar pas orës 21:30, bëri të ditur QRMK Kumanovë. 

 Edhe në vendin "Ristovi tërlla" është djegur kashtë si dhe në rrugën në drejtim të Sveti Nikollës në afërsi të fshatit Pavleshencë.

 Zjarrfikësit deri në orët e hershme të mëngjesit kanë shuar zjarr edhe në Sllupçan, Komuna e Likovës.

 Foto: Arkivi i Kryqit të Kuq Kumanovë

 

QËNDRONI TË LIDHUR