Pesë zjarre aktive në rajonin e Qytetit të Shkupit
- Në rajonin e Qytetit të Shkupit aktive janë pesë zjarre, informoi Qendra për menaxhim me kriza.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:47, 9 korrik, 2025
Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Në rajonin e Qytetit të Shkupit aktive janë pesë zjarre, informoi Qendra për menaxhim me kriza.
QMK sot në orën 17 informoi se ende është aktiv edhe zjarri në deponinë në Vizbeg, në Komunën Shuto Orizarë, ndërsa po digjet edhe vegjetacioni i ulët afër Kishës "Shën Nikita" në Komunëln Çuçer Sandevë.
Aktiv është edhe zjarri afër Stenkovecit, drejt Pompës së benzinës Dizel, zjarri në Vollkovë, në Komunën Gjorçe Petrov, ku po dogjet vegjetacion i ulët dhe zjarri në Katllanovë, Komuna Petrovec, ku po digjet bari i thatë.
Në territorin e shtetit deri në orën 13 ka pasur gjithsej 14 zjarre në ambiente të hapura, nëntë nga të cilët janë aktivë.
Për shkak të gjendjes me zjarret në vend, sosnte në Qeveri do të mbajë mbledhje shtabi i krizës, me të clin do të kryesojë kryeminitri Hristian mickoki. ab/
Foto: МIА arkivi