• e diel, 22 dhjetor 2024

Pesë persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe dy fëmijë nga moti i keq në Poloni

Pesë persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe dy fëmijë nga moti i keq në Poloni

Varshavë, 2 prill 2024 (MIA) - Pesë persona kanë humbur jetën në stuhinë e djeshme në Poloni pasi pemët ranë mbi ta, kur erërat frynin deri në 155 kilometra në orë.

Në qytetin Rabka-Zdroj, dy të rritur dhe një fëmijë vdiqën nën një pemë, bënë të ditur zjarrfikësit. Në Zakopane, një grua 23-vjeçare dhe një djalë nëntë-vjeçar vdiqën në rrethana të ngjashme.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë 140 herë mëngjesin e djeshëm për të hequr pemët nga rrugët dhe për të ndihmuar pronarët e shtëpive me çatitë e shkatërruara, raportojnë mediat lokale. Erërat e forta goditën Poloninë jugore pas tre ditësh moti jashtëzakonisht të nxehtë.

Më 30 mars, temperaturat arritën një nivel rekord për muajin mars, në qytetin Tarnov janë matur 26.4 gradë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR