• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pesë për qind nga Buxheti për arsimin dhe revizion të punës për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, kërkon biznesi

Pesë për qind nga Buxheti për arsimin dhe revizion të punës për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, kërkon biznesi

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Pesë përqind nga Buxheti të ndahen për arsimin dhe rishikohet puna e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në vend, është një nga kërkesat kryesore që do të ju dorëzohet partive politike.

Siç tha sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, patjetër duhet të parandalohet erozioni i mëtejshëm i cilësisë së arsimit të lartë, por edhe të krijohet kuadri i nevojshëm profesional.

"Përveshja e krahëve, guximi dhe marrja e rrezikut janë të nevojshme për të futur disa procese që duhet të dërgojnë në përmirësimin e potencialit kadrovik. Ky mesazh do të jetë i transmetuar fuqishëm dhe nga liderët e partive. Do të kërkojmë për arsimin që të ndahet pesë për qind nga buxheti, por jo menjëherë, por gjatë periudhës së mandatit dhe do të kërkojmë revizion të funksionimit për të gjitha institucionet në arsim të lartë në vend për të parandaluar erozionin e mëtejshëm të cilësisë së arsimit të lartë", theksoi Azeski në konferencën për shtyp. rq/

Foto: arkivi i MIA-s dhe Oda Ekonomike

QËNDRONI TË LIDHUR