• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pesë iniciativa janë dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese për letërnjoftimet, patentë shoferët dhe pasaportat

Pesë iniciativa janë dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese për letërnjoftimet, patentë shoferët dhe pasaportat

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Pesë iniciativa janë dorëzuar deri tek Gjykata Kushtetuese për letërnjoftimet, patentë shoferët dhe pasaportat dhe aq shumë raste veçmë janë formuar. Iniciativat i referohen periudhës së lëshimit të këtyre dokumenteve personale si dhe për lirinë e lëvizjes e cila është e kufizuar, tha sot kryetarja e Gjykatës Kushetuese, Dobrilla Kacarska.

Sipas Kacarskës, qytetarët duhet të dinë se lirimi i lëvizjes nuk është në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ishte, siç është përmendur, është prezantuar padia kushtetuese, atëherë ata mund t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për secilën kërkesë, secila liri dhe e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

"Është e saktë se në Gjykatë kanë arritur, mendoj pesë lëndë. Janë formuar gjithsej pesë lëndë. Të gjitha janë dërguar tek ekipet, gjyqtari raportues dhe këshilltari i gjykatës. Në lidhje me periudhën kohore kur ato lëndë do të vendosen në seancë, nuk kam mundur të ju përgjigjem sepse varet ekskluzivisht nga ekipi punues dhe nuk ndërhyjë asnjëherë në punën e gjyqtarit dhe të këshilltarëve. Po punohet për atë që është aktuale në shtetin tonë - për letërnjoftimet, për patentë shoferët dhe pasaportat. Konkretisht nuk mund të tregojë çka është kontestuar, por sigurisht se është periudha e lëshimit të dokumenteve personale, kohëzgjatje e tyre, sepse ka disa dokumente që ende janë me rëndësi, dhe lirimi i lëvizjes e cila është e kufizuar në këtë mënyrë. Mirëpo, qytetarët këtë duhet ta dinë se liria e lëvizjes nuk është nën kompetencat e Gjykatës Kushtetuese", thekson Kacarska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të pullës postare me rastin e 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Patjetër duhet të veçohet, shtoi, se në përputhje me nenin 110 paragrafi 3 nga Kushtetuta, që është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.

"Pikërisht këtu do të theksojë se tani politikanët, shpresoj, do ta kuptojnë pse 2.5 vite kam qenë mbështetëse e fortë për procedimin e padisë kushtetuese. Nëse ne kishim këtë institut, padia kushtetuese, atëherë qytetarët do të mund të drejtohen tek Gjykata Kushtetuese për secilën kërkesë që kanë, për çdo liri dhe të drejtë të garantuar me Kushtetutë. Shpresoj se tani do të kuptojnë pa më kritikuar mua sepse kërkova ndryshim të Kushtetutës në lidhje me zgjerimin e kompetencave të saj", potencoi Kacarska.

Ajo përmendi se në lidhje me situatën për dokumentet personale, personalisht dhe si juriste dhe gjyqtare nuk mund të shpreh mendimin e saj, sepse është kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

"Duke marr parasysh se jam kryetar e Gjykatës Kushtetuese mendimin tim si juriste nuk mund ta shprehë. Përsëri po them dhe për diskriminimin e vendimit të Gjykatës, por, Kushtetuta thotë se çdo lloj diskriminimi mund të punojmë - në aspekt gjinor, racor, fetar, përkatësisë politike... Mendimi im personal, si person dhe si juriste, duhet ta mbajë për vete", nënvizoi Kacarska. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR