Perspektiva evropiane dhe bashkëpunimi rajonal në fokus të takimeve të Mucunskit në Antali
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjina të Forumit diploamtik 2026 në Antali, realizoi disa takime bilaterale me kolegë të tij, minsitrin portugez të Punëve të Jashtme, Paulo Rangel, ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, drejtorin për Evropë kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Bris Rokfej, si dhe drejtorin për Evropë perëndimore në Shërbimin evropian për punë të jashtme, Emanuele Gjaufret.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:14, 19 prill, 2026
Shkup, 19 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjina të Forumit diploamtik 2026 në Antali, realizoi disa takime bilaterale me kolegë të tij, minsitrin portugez të Punëve të Jashtme, Paulo Rangel, ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, drejtorin për Evropë kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Bris Rokfej, si dhe drejtorin për Evropë perëndimore në Shërbimin evropian për punë të jashtme, Emanuele Gjaufret.
Për takimet Mucunski informoi përmes Fejsbukut, duke cekur se pati agjendë të ngjeshur politike në margjina të Forumit diplomatik në Antali, ndërkaq kumtesë publikoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në takim me ministrin Rangel, theksoi Mucunski, i konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale dhe biseduan për avancimin e tyre të mëtutjeshëm, me theks në procesin eurointegrues, rolin tonë aktiv në NATO dhe kontributin në sigurinë kolektive.

"Me ministrin Konjufca këmbyem mendime për bashkëpunimin bilateral, çështjet rajonale dhe proceset eurointegruese, si dhe për përforcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë kontekst. Në takimet me drejtorët Rokfej dhe Gjaufret biseduam për përparimin në procesin inkuadrues, implementimin e Agjendës reformuese, me theks të veçantë në sundimin e së drejtës dhe administratën publike, si dhe për mbështetje të këtyre proceseve dhe ngjarjet aktuale në rajon dhe Evropë", kumtoi ministri.

Mucunski dje në kuadër të Forumit foli në panelin kushtuar mundësive të reja në ndërlidhjen rajonale dhe interkontinentale, në temën "New Opportunities in Connectivity" (Mundësi të reja për ndërlidhje).

Në fjalimin e tij, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJdheTJ), Mucunski theksoi se ndërlidhja sot paraqet element kyç për rezistencënj ekonomike, stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm, posaçërisht në kushte të pasigurisë së shtuar gjeopolitike dhe transformimit të zinxhirëve global të furnizimit. Ai theksoi se vendi, si shtet me pozitë strategjike në udhëkryqin mes Evropës dhe hapësirës më të gjerë euroaziatike, ka rol aktiv në avancimin e infrastrukturës rajonale dhe lidhshmërishë transportuese. ab/
Foto: FB Timço Mucunski