• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pepe dhe Ronaldo kryesojnë listën e lojtarëve më të vjetër në EURO 2024

Pepe dhe Ronaldo kryesojnë listën e lojtarëve më të vjetër në EURO 2024

Berlin, 14 qershor 2024 (MIA) - Dy lojtarët më të moshuar në Kampionatin e sivjetmë evropian në Gjermani vijnë nga Portugalia.

Pepe i cili mbush 41 vjet më 26 shkurt, do të luajë për kampionët e Kontinentit të vjetër nga viti 2016. Mbrojtësi i Portos përsëri gjeti vend në reprezentacionin e tij.

Vendi i dytë në listën prej më të moshuarve i takon kolegut të tij Kristiano Ronaldo i cili më 2 maj festoi 39-vjetorin e lindjes. Për Ronaldon ky është kampionati i gjashtë radhazi.

Luka Modriç është diçka më i ri se Ronaldo. Reprezentuesi kroat do të mbushë 39 vjet më 9 shtator.

Në listën e dhjetë më të vjetërve bëjnë pjesë edhe: spanjolli Zhesus Navas (i lindur më 21/11/1985), gjeorgjiani Xhorxhi Loria (27/01/1986), gjermani Manuel Noer (27/03/1986), francezi Olivie Zhiru (30/09/ 1986), sllovaku Peter Pekarik (30/10/1986), danezi Kasper Shmajhel (11/05/1986) dhe sllovaku Juraj Kucka (26/02/1987).

Kampionati Evropian fillon sonte në orën 21 me ndeshjen mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR