• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pensionistët protestuan para Qeverisë për pensione më të larta

Pensionistët protestuan para Qeverisë për pensione më të larta

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, nuk dëshiron aspak të debatojë për kërkesën tonë - rritjen lineare prej 3.500 denarëve për çdo pensionist, theksojnë përfaqësuesit e pensionistëve të cilët gjatë protestës së sotme u pranuan në Qeveri në bisedime me Trençevskën. 

Pensionistët prej shumë qyteteve të vendit sot në Ditën ndërkombëtare të pensionistëve - 20 Shtatori, protestuan para ndërtesës së Qeverisë. 

Koordinatori i Këshillit iniciativë në nivel shtetëror, Dragan Ognenovski, në protestë theksoi se kërkesa e tyre kryesore është rritja lineare e pensioneve për 3.500 denarë për çdo pensionist dhe jo nw përqindje sipas Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, si dhe ndryshim në metodologjinë e llogaritjes së pensioneve.

"U pranuam brenda, dhamë qëndrimet tona, atë që kemi kërkuar që më parë, kemi përsëritur të njëjtat qëndrime. Kërkuam rezultate nga grupi punues i tyre dhe kërkojmë që dy anëtarë nga Këshilli ynë iniciativë t'i bashkohen grupit punues", theksoi Ognenovski.

Ai ka theksoi se së shpejti përfaqësuesit e Qeverisë do të dalin publikisht me vendimet që do të marrin, pas së cilës pensionistët do të vendosin nëse janë të kënaqur me vendimet. Nëse nuk janë të kënaqur, do të vazhdojnë me protesta.

"U kemi dhënë afat shtatë ditor për të dalë me masat që janë marrë. Pas shtatë ditëve, ne do të fillojmë me hapa radikal. Do të presim, pastaj do të takohet trupi koordinues i të gjitha shoqatave dhe aty do të merremi vesh se çfarë të bëjmë më tutje", tha Ognenovski.

Pensionistët nuk janë të kënaqur me metodologjinë e përdorur për llogaritjen e pensioneve. Ata theksuan se ajo ishte plotësisht e gabuar.

Kërkesa e pensionistëve, siç theksuan, nuk është gjashtë për qind e as 80 për qind e pagës minimale, por 18.000 denarë, gjegjësisht rritje lineare prej 3.500 denarëve, që të ndryshohet metodologjia dhe të mos ketë përqindje.

"Do të vazhdojmë me kërkesat tjera, heqjen e anëtarësisë, pastaj shëndetësinë dhe shumë gjëra të tjera", theksuan pensionistët.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pardje paralajmëroi se deri në fund të muajit pret propozime konkrete për pensionet, me fokus pensionistët me të ardhura të ulëta mujore dhe për të cilën gjatë periudhës së kaluar ishte ulur grupi punues i formuar pas protestës së parë të pensionistëve në Shkup. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR