• e hënë, 23 dhjetor 2024

Penov: Me kërkesën për "asociacionin e komunave shqiptare" dikush dëshiron të fitojë pikë politike

Penov: Me kërkesën për

Shkup, 27 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i Vetëqeversijes Lokale, Risto Penov vlerëson se kërkesa e partisë Alternativa për "asociacionin e komunave shqiptare" përfaqëson përpjekje për të fituar pikë politike dhe bëri thirrje që të kenë kujdes me deklaratat e tilla.

"Kemi ndërtuar koncept të vetëqeverisjes lokale që i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve dhe të gjitha nacionaliteteve. E kuptoj momentin që tani dikush kërkon të fitojë pikë politike, por duhet pasur kujdes me deklarata të tilla. Kërkesat e tilla mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, të cilat për fat të mirë sot janë shumë më stabile dhe supozoj se qytetarët nuk do të ndjekin kërkesat e tilla për dekompozim të shtetit", tha Penov.

Ai gjithashtu informoi se vetë ka marrë pjesë në krijimin e vetëqeverisjes së tashme lokale, ndarjes territoriale dhe decentralizimit në vend. 

"Atëherë gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e BDI-së, në mesin e të cilëve ishin edhe përfaqësues të grupit që tani po kërkon një lloj ndryshimi, me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së dhe me pëlqim të ndërsjellë, ndërtuam një koncept të vetëqeverisjes lokale e cila i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve, të të gjitha kombësive", shtoi Penov. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR