• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pendarovski: Zgjedhje deri vitin e ardhshëm, president të ri të shtetit duhet të kemi më 12 maj

Pendarovski: Zgjedhje deri vitin e ardhshëm, president të ri të shtetit duhet të kemi më 12 maj

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski pret zgjedhjet të jenë vitin e ardhshëm, ndërsa shefi i ri i shtetit do të zgjidhet më 12 maj.

Në pjesëmarrjen në emisionin " Vetëm intervistë" në Kanal 5, i pyetur nëse rejtingjet do të ndikojnë në vendimin e tij për t'u kandiduar për mandatin e dytë, Pendarovski tha se anketat janë mjaft solide për të.

"Rejtingu im personal është mjaft stabil në këto katër vite, por është shumë e rëndësishme edhe ata që mund të të japin mbështetje në çfarë kondicioni janë", tha Pendarovski.

Shtoi se eventualisht në dhjetor apo jana do ta ndjekë nëse e ka mbështetjen e popullit.

Lidhur me atë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Pendarovski tha se për këtë vendosin deputetët.

"Unë nuk jam ai që vendos. Vendosin 61 deputetë për shpërndarjen e Parlamentit. Kjo është mënyra e vetme që të keni zgjedhje të parakohshme. Nuk e shoh se në këtë moment me të gjitha transferet e fundit, se është duke u bërë atmosferë për një shumicë të tillë e cila do ta shpërndante Parlamentin", tha Pendarovski.

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR