Pendarovski: Vlerësimin për mandatin tim do ta japin qytetarët
- Presidenti Stevo Pendarovski thotë se vlerësimin e mandatit të tij duhet ta japin qytetarët dhe për këtë, përveç mbështetjes partiake, për të është i rëndësishëm edhe vlerësimi i qytetarëve.
- Post By Sara Ademi
- 22:04, 1 nëntor, 2023
Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski thotë se vlerësimin e mandatit të tij duhet ta japin qytetarët dhe për këtë, përveç mbështetjes partiake, për të është i rëndësishëm edhe vlerësimi i qytetarëve.
Në intervistën për TV Shenja, siç transmeton zyra e presidentit, Pendarovski ka deklaruar se ka nevojë për mbështetjen e partive që qëndruan pas kandidaturës së tij në zgjedhjet e kaluara, por gjithashtu e rëndësishme është edhe përkrahja e atyre qytetarëve që nuk janë anëtarë të partive politike, nga njerëz që janë të pavendosur ose që votojnë rrallë, ose që mendojnë se të gjithë politikanët janë njësoj dhe vota e tyre nuk do të bëjë ndryshim. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s