• e martë, 24 dhjetor 2024

Pendarovski u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç

Pendarovski u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti në takim lordin Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, informojnë nga kabineti i Presidentit.

Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për interesat strategjike të vendit dhe bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve.

"Presidenti Pendarovski u falënderua për përkrahjen e deritanishme dhe angazhimin britanik me qëllim të avancimit të gjendjeve në disa sfera kyçe, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit.

Dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në NATO aleancën në kontekst të pushtimit rus dhe i ka riafirmuar angazhimet për stabilitet dhe prosperitet në rajonin më të gjerë. bsh/

Foto: Kabineti i presidentit të RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR