• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Të bëhet një hetim i duhur për shkatërrimin e Sallës Universale

Pendarovski: Të bëhet një hetim i duhur për shkatërrimin e Sallës Universale

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president Stevo Pendarovski shpreh keqardhje për zjarrin e sotëm që përfshiu Sallën Universale në Shkup dhe kërkon reagim të shpejtë të institucioneve kompetente.

“Duhet të bëhet një hetim i duhur, të gjinden dhe të sanksionohen të gjithë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e këtij objekti të rëndësishëm”, kumtoi Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit.

Nga atje theksojnë se Pendarovski në mandatin e ardhshëm do të përpiqet që sa më shpejt të rikthehet një nga simbolet e Shkupit, objekt i gdhendur në kujtesën kolektive të dhjetëra brezave të Shkupit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR