• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Shteti duhet t'i japë mbështetje industrisë TIK

Pendarovski: Shteti duhet t'i japë mbështetje industrisë TIK

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot foli në pritjen e Këshillit drejtues dhe të kompanive - anëtare të Odës ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit - MASIT.

Pendarovski, duke cekur se edhe këtë vit, sipas të dhënave zyrtare, industria TIK shënon rritje më të madhe edhe në raport me numrin e të punësuarve edhe në raport me të ardhurat e realizuara, potencoi se shteti duhet të japë mbështetje kësaj dege.

Kontributi i MASIT-it në përgatitjen e Strategjisë MKD 2030, siç theksoi presidenti Pendarovski, është edhe një dëshmi se kjo industri është një prej sferave prioritare për vendin, kumtuan nga Kabienti i presidentit.

"Nuk shoh industri tjetër e cila rritet aq shpejtë dhe e cila ka potencial të tillë. Prandaj Qeveria, cila do qoftë, në cilin do moment qoftë kryetari i saj, duhet të jetë në shërbimin tuaj 24/7", nënvizoi presidenti Pendarovski.

Duke informuar për arritjet dhe përparimin në industrinë TIK në vend, nga oda informuan se ky sektor po përhapet vazhdimisht. Njëkohësisht, nga oda potencuan se nga viti në vit në industrinë TIK rritet numri i të punësuarve, ndërsa shënojnë edhe rritje të vazhduehsme të rrogave. Kjo, siç cekën nga MASIT, është tregues se edhe në vendin tonë mund të ketë rrëfime të suksesshme dhe të rinjtë të kenë përfitime dhe kushte të shkëlqyeshme për punë, njejtë si edhe në vendet e zhvilluara evropiane dhe botërore.

Kreu i Këshillit drejtues të odës ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimeve, Ilia Gospodinov thkesoi edhe disa sfida me të cialt përballen kompanitë - anëtare të MASIT-it. Në atë drejtim, Gospodinov kërkoi që politikat shtetërore të jenë mbështetje strategjike e industrisë TIK. ab/

Foto: Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR