• e premte, 17 maj 2024

Pendarovski: Rezultatet janë të qarta, koncepti im për Maqedoni multietnike plotësisht e integruar në strukturat euroatlantike, për fat të keq nuk mori mbështetje

Pendarovski: Rezultatet janë të qarta, koncepti im për Maqedoni multietnike plotësisht e integruar në strukturat euroatlantike, për fat të keq nuk mori mbështetje

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Rezultatet janë të qarta dhe nuk kam për qëllim që në hollësi t'i sqaroj, dua t'i uroj fituesit dhe tu dëshiroj punë të suksesshme në katër, gjegjësisht pesë vitet e ardhshme, deklaroi sonte në konferencë për media kandidati për president i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni i cili garoi për mandat të ri, Stevo Pendarovski.

"Koncepti im për Maqedoni multietnike plotësisht e integruar në strukturat euro-atlantike për fat të keq nuk mori mbështetje dhe jam i bindur thellë se vetëm e tillë Maqedonia mund të jetë e sukseshme", tha Pendarovski.

Jam i bindur thellë, vazhdoi Pendarovsi, se vetëm e tillë Maqedonia mund të jetë e suksesshme, dhe ndërgjegjja ime është e pastër, por nuk besoj se e kanë të pastër ata të cilët penguan mijëra qytetarë që ta marrin edhe fletën e dytë dhe të votojnë për zgjedhjet presidenciale, duke iu referuar bojkotit të zgjedhjeve presidenciale. 

Pendarovski i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që mundësuan që kjo ditë zgjedhore të zhvillohet në atmosferë demokratike, ndërsa për disa shkelje, theksoi ai, ua lëmë institucioneve kompetente që ta zgjidhin këtë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR