• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Resursi njerëzor është më i vlefshmi për çdo shtet

Pendarovski: Resursi njerëzor është më i vlefshmi për çdo shtet

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Njeriu është resursi më i vlefshëm për çdo shtet. Fakti se një pjesë e madhe e demokracive të zhvilluara sot përballen me mungesë të fuqisë çunëtore, është alarm për të gjithë ne se duhet seriozisht t'i përlkuhstohemi ruajtjes dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve, shkroi presidenti Stevo Pendarovski në porosinë me rastin e 1 Majit, Ditës së punës.

Sipas tij, vetëm punëtorët e kënaqur janë punëtorë të suksesshëm dhe të motivuar të cilët mund të kontribuojnë për përparim dhe prosperitet të shtetit.

Për atë qëllim, siç potencoi Pendarovski, çdo punëtor duhet të ketë trajtim të drejtë nga ana e punëdhënësit, të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur në vendin e punës, të ketë kushte dinjitoze për punë, ndërsa puna e tij të jetë e vlerësuar në mënyrë adekuate.

"Detyrë e jona është t'i mbështesim angazhimet e organizatave sindikaliste, të ndihmojmë në avancimin e standardeve dhe kushteve për punë, me qëllim që të gjithë punëtorët të kenë mundësi të barabarta për realizim dhe zhvillim në planin profesional", theksoi shefi i shtetit. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR