• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pendarovski: Presim gjatë periudhës së ardhshme edhe disa persona t'i shtohen listës së zezë të SHBA-së

Pendarovski: Presim gjatë periudhës së ardhshme edhe disa persona t'i shtohen listës së zezë të SHBA-së

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo pendarovski sonte potencoi se gjatë periudhës së ardhshme pritet edhe disa persona t'i shtohen listës së zezë së SHBA-së.

"Presim gjatë periudhës së ardhshme edhe disa persona të jenë në këtë listë. Me siguri i kalibrit të njëjtë sikurse i dyti që u vendos në listë. Po, biznesmen, sipas disa paralajmërimeve, edhe pse nuk i dimë. Nuk i tregojnë emrat prej më parë se kush do të jenë, megjithatë profili përafërsisht na është dhënë me përshkrimin për këta dy-tre persona. Të mos spekuloj, ky është vendim i tyre sovran kur do ta publikojnë. Thonë së shpejti. Sa është ajo së shpejti nuk e di", tha Pendarovski në pjesëmarrjen në emisionin "Vetëm intervistë" në Televizionin Kanal 5. 

SHBA-ja para ca kohësh në listën e zezë i vendosi kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmenin Jordan Orce Kamçev.

Foto: Printskrin i videos

QËNDRONI TË LIDHUR