• e diel, 22 dhjetor 2024

Pendarovski: Nëse deri në fund të vitit nuk ka shumicë prej dy të tretash për ndryshimet kushtetuese, për këtë të vendosë koalicioni dhe Parlamenti i ardhshëm

Pendarovski: Nëse deri në fund të vitit nuk ka shumicë prej dy të tretash për ndryshimet kushtetuese, për këtë të vendosë koalicioni dhe Parlamenti i ardhshëm

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski vlerëson se nëse nuk ka shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese deri në fund të vitit, për to duhet të vendosë koalicioni i ardhshëm dhe përbërja e re parlamentare. 

"Unë jam i pari që publikisht tha se jam për propozimin francez sepse ai nuk e shkatërron Maqedoninë. Dhe unë do të jem deri në fund për të bërë ndryshimet kushtetuese sa më shpejt. Unë nuk ik prej saj. Ana tjetër është, nëse nuk kemi mundësi të arrijmë dy të tretat, nëse, duke supozuar se nuk mund ta bëjmë këtë të parën sot, nesër, pasnesër... deri në fund të vitit, le ta tundim atë gjë, ta vendosim ad acta dhe le të merret me këtë çështje fituesi parlamentar dhe koalicioni i ardhshëm. Sepse ju e dini se bukuria nuk arrihet me forcë", tha Pendarovski në një intervistë për Vin-Vin në TV Tellma.

Sipas presidentit të vendit, për momentin ka ndarje më të madhe të strukturës maqedonase që nga vitet nëntëdhjetë e deri më sot.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, Pendarovski vlerësoi se vendi ka humbur një vit e gjysmë me ndryshimet kushtetuese, edhe pse dihej se në Kuvend nuk kishte dy të tretat për miratimin e tyre, kohë që mund t'ia kushtonim reformave të brendshme. Presidenti tha se është i vetmi nga përbërja aktuale politike që tha një vit më parë se pas votimit të propozimit francez në Kuvend duhet të ishte bërë vlerësim se nuk kishte mundësi që të bëhej shumicë prej dy të tretash, gjë që është parë mjaft shpejt gjatë konsultimit me grupet parlamentare, dhe kjo çështje duhej të lihej mënjanë dhe të merreshim shumë më tepër me reformat brenda.

"Megjithatë qeveria vendosi ndryshe. Prej atëherë e deri më sot, unë jam i vetmi që thotë realisht se nuk shoh kurrfarë afrimi në dy blloqet që të arrihet numri i famshëm 80. Sot nuk jemi afër numrit 80 nga ajo që ishim para dy muajve pse para 12 muajve", deklaroi presidenti.

Pendarovski nuk vlerëson se duhet të heqim dorë, sepse vështirë përafrohen qëndrimet, por, sipas bindjes së tij, kemi humbur shumë kohë, politikisht, duke u marrë me çështjen e Bullgarisë dhe bullgarëve në Kushtetutë.

"Unë me të vërtetë mendoj se kemi humbur kohë për një çështje që është beninje në përmbajtjen e saj dhe qartë se çfarë do të thotë nëse e bëjmë si akt dhe i vendosim bullgarët në kushtetutë, por në vend që t'i japim prioritet temave, ne, për gati një vit e gjysmë merremi vetëm me Bullgarinë dhe kjo është kohë e humbur", tha Pendarovski. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR