• e premte, 22 nëntor 2024

Pendarovski: Liderët politikë krijojnë një kornizë, por njerëzit e rinj dhe të suksesshëm e çojnë vendin përpara

Pendarovski: Liderët politikë krijojnë një kornizë, por njerëzit e rinj dhe të suksesshëm e çojnë vendin përpara

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - ZZHTI dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut prezantuan sonte gjeneratën e parë të ambasadorëve të konceptit “E ardhmja fillon nga shtëpia”. Nga gjithsej 32 njerëz të rinj, të suksesshëm, dhjetë janë propozuar nga ZZHTI dhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, po aq janë propozuar nga Oda, ndërsa 12 të tjerët janë propozuar nga opinioni i gjerë.

Siç tha presidenti Stevo Pendarovski, liderët politikë krijojnë kornizë, por këta njerëz e çojnë vendin përpara.

Të rinjve, njerëzve cilësorë, theksoi, duhet t'u jepet shikueshmëri.

"Jo vetëm politikisht, por na duhen edhe liderë të tjerë sepse sfidat janë të ndryshme. Ne kemi nevojë për liderë në sferën digjitale, njerëz që luftojnë për të drejtat e njeriut, për njerëzit me nevoja të veçanta, për një mjedis të shëndetshëm. E thashë me një rast dhe do ta përsëris tani, kërcënimi më i madh për vendin është demografia, emigrimi i të rinjve. Kemi fëmijë të zgjuar, ata duhet të na tërheqin përpara!, theksoi Pendarovski.

Ai konsideroi se është tragjike kur në një vend më të njohurit janë politikanët.

"Kur pashë listën me 32 të rinj, gjëja e parë që më ra në mendje ishte se mes tyre nuk kishte asnjë politikan. Nëse këta të rinj nuk janë tashmë, ata do të njihen tani ose shumë shpejt. Ne kemi njerëz super cilësorë, të cilëve duhet t'u japim shikueshmëri dhe të gjithë duhet të mësojmë prej tyre. Duhet ta çojmë vendin përpara me zgjuarsinë tonë. Të rinjtë qëndrojnë pas çdo ndryshimi shoqëror. Ne më të moshuarit mund të ndihmojmë me sugjerime, por ata na tërheqin përpara", theksoi Pendarovski.

Sipas drejtorit të ZZHTI-së, Jovan Despotovski, kur është fjala për të ardhmen e vendit, e sidomos për njerëzit e rinjë, cilësorë, matrica duhet të jetë jopartiake.

null

"Nëse secili nga këta të rinj, të suksesshëm, nga kjo gjeneratë e parë ambasadore, inkurajon të paktën një për të ndërtuar të ardhmen në shtëpi, atëherë qëllimi është arritur. Në fakt, këta janë njerëzit që duhet të jenë lajm, lajmet politike nuk duhet të jenë gjithmonë dominuese", theksoi Despotovski.

Ai po ashtu paralamëroi se vazhdon projekti i ZZHTI-së dhe Odës Ekonomike I mbështetur nga presidenti Pendarovski.

"Përmes këtij koncepti të ri të bashkëpunimit, ne prezantojmë personalitete të shquara, vizionarë të rinj, krijues, shtytës të ndryshimeve të ardhshme me të cilët do të punojmë së bashku në iniciativa të reja për të rinjtë e vendit", shtoi Despotovski.

Ndër ambasadorët e “E ardhmja fillon në shtëpi” janë aktorja Darja Rizova, matematikani nëntë vjeçar Makedon Dimitrievski, pianisti Dino Imeri, Borçe Stamenov nga iniciativa “Dhuro kompjuter”,...

 

Pas prezantimit, ambasadorëve iu dhuruan statuja, si dhe u shfaq një video me mesazhet e tyre të shkurtra.

ZZHTI dhe Oda Ekonomike e filluan konceptin "E ardhmja fillon në shtëpi" në dhjetor 2023. Ata paralajmëruan se qëllimi është krijimi i një platforme përmes së cilës të rinjtë tashmë të suksesshëm - nga kompanitë vendase, nga kompanitë në ZZHTI, si dhe nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, do të motivojnë të rinjtë. Në kuadër të projektit, dhjetë të rinj janë emëruar si “shtytës të ndryshimit” nga ZZHTI dhe Presidenti i Shtetit, ndërsa dhjetë nga Oda Ekonomike. Përveç tyre, u nominuan edhe 12 të rinj të tjerë që opinioni i konsideronte si heronj vendas, edukatorë frymëzues, sipërmarrës novatorë apo aktivistë të pasionuar.

Numri prej 32 të rinjsh, ambasadorë të “E ardhmja fillon në shtëpi”, simbolizon 32 vjet nga pavarësia e vendit dhe rritja dhe zhvillimi i tij në të ardhmen. ls/

Foto: MIA

фото: МИА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR