• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pendarovski: Kemi mjaftueshëm kohë pas Vitit të ri që të mendojmë për zgjedhjet, tani nuk është koha

Pendarovski: Kemi mjaftueshëm kohë pas Vitit të ri që të mendojmë për zgjedhjet, tani nuk është koha

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Nuk e di se cili njeri normal apo politikan në ditë të këtilla të zisë mund të mendojë për pushtetin, për zgjedhje ose për mandate. Zgjedhjet janë caktuar për në prill dhe maj të vitit të ardhshëm dhe kemi mjaftueshëm kohë pas Vitit të ri që të mendojmë për këto gjëra, deklaroi sonte presidenti Stevo Pendarovski.

Ai para fillimit të ngjarjes "30 vite raporte diplomatike Maqedoni e Veriut - Francë" në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e tij të sotme rreth kandidimit për mandat të ri, deklaroi se në këtë moment mendimet e tij janë të drejtuara vetëm drejt ngjarjes së fundit tragjike me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në vend.

"Pyetja e koleges suaj ishte a mendoj për mandat të dytë. Unë thash se nuk mendoj dhe nuk e di se cili njeri normal, qytetar i vendit tonë apo politikan, në ditë të këtilla të zisë nëpër të cilat po kalojmë mund të mendojë për pushtet, për zgjedhje, për mandate. Zgjedhjet janë caktuar për në prill dhe maj të vitit të ardhshëm dhe kemi mjaftueshëm kohë pas Vitit të ri që të mendojmë për këto gjëra", tha Pendarovski.

Siç theksoi, mandatin e tij do ta përfundojë deri në fund, në pajtim me nevojat e qytetarëve.

Njëeherit, Pendarovski sot në pyetje të deputetëve nëse mendon që të kandidojë për mandat të ri në zgjedhjet presidenciale në prill të vitit të ardhshëm, tha shkurt "Jo". mb/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR