• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Bjellorusisë, Sergej Malinovski

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Bjellorusisë, Sergej Malinovski

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, sot i ka pranuar letrat kredenciale të Sergej Malinovski, ambasador i sapoemëruar i Republikës së Bjellorusisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, njoftoi Kabineti i presidentit.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Pendarovski shprehu besimin se në bazë të parimeve të qeverisjes demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore, në të ardhmen do të krijohen mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në fushat ku është e mundur.

Në fjalimin e tij, ambasadori Sergej Malinovski theksoi se Bjellorusia pret bashkëpunim tregtar me Maqedoninë e Veriut, si dhe bashkëpunim për çështje të tjera bilaterale dhe multilaterale, thuhet në komunikatë. mb/

Foto: Zyra e presidentit Stevo Pendarovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR