• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Ekstradimi i Palevskit mund të ndodhë së shpejti, nuk është kontestues nga aspekti i inteligjencës dhe sigurisë

Pendarovski: Ekstradimi i Palevskit mund të ndodhë së shpejti, nuk është kontestues nga aspekti i inteligjencës dhe sigurisë

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski-Palço mund të ndodhë së shpejti, kështuqë mbeten vetëm të dakordohen detajet e pranim- dorëzimit të cilat janë të natyrës teknike, informoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën për “Temën e ditës” në Televizionin Sitell.

Në orët e vona të pasdites, deklaroi Pendarovski morëm informacion se ekstradimi i tij nuk është kontestues nga aspekti i inteligjencës dhe sigurisë.

"Praktikisht tani mbeten vetëm detajet teknike të asaj që quhet ndihmë juridike ndërkombëtare që ndodh si proces mes dy ministrive të Drejtësisë. Pra, nëse mund të parashikoj, sepse kjo nuk është kontestuese, ka pasur pyetje se çka me disa pjesëtarë të FETO-s, ju kujtohet... nuk do të ketë kurfarë kushtëzime. Nga ky aspekt puna është pastruar, e pastër dhe se tani mbetet vetëm të dakordohen detajet e pranim- dorëzimit që janë të natyrës teknike. Pra, ai ekstradim mund të ndodhë shumë shpejt", ka thënë Pendarovski.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR