• e shtunë, 09 nëntor 2024

Pendarovski: Ekosistemi inovativ është mjedisi më i volitshëm për transformim digjital

Pendarovski: Ekosistemi inovativ është mjedisi më i volitshëm për transformim digjital

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në hapjen e sotme të konferencës shkencoro-teknologjike "Industritë tradicionale dhe sektorët kreativë  në rrugën e krizës ekonomike", e cila organizohet nga ana e Kabinetit të tij në bashkëpunim me "Maqedonia 2025", theksoi se në këtë kohë kur krizat rriten në numër, sipas intensitetit dhe kompleksitetit dhe kur është pak e sigurt se e gjithë kjo do të qetësohet për një kohë të shkurtër, dilema kyçe është "si të sigurohet zhvillimi në kohë të pasigurisë. Si faktor që ofron zgjidhje mes të gjithë të tjerëve që ofrojnë pasiguri, presidenti e përmendi transformimin digjital, ndërsa si mjedis më të volitshëm për shfrytëzim, si dhe për amortizim të rreziqeve nga e njëjta, ai theksoi se ky është ekosisemi inovativ.      

Por, megjithatë sipas Pendarovskit, startap ekosistemi i Maqedonisë gjendet para tre sfidave të mëdha, siç është shpërnngulja e popullatës së re, sfida arsimore ose më saktë mungesa e fuqisë punëtore e cilësisë së lartë me mjeshtëri digjitale dhe aftësi relevante si pengesë kryesore për inovacionet dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në vend dhe sfidën politike përmes etnizimit disadekadëshe të politikës, partizimin e institucioneve dhe polarizimin e shoqërisë maqedonase.

Shtoi se këto prioritete duhte të sendërtohet në Strategjinë detajuese zhvillimore nacionale 2021-2041 që e përpunon Qeveria dhe në vazhdim theksoi se në këtë intervenim strategjik, shteti ka rol të trefishtë.

"Së pari, të ndërtojmë një arsim modern të përshtatur me trendet botërore dhe kërkesat e tregut të punës. Së dyti, të rregullojë kuadrin në të cilin do të funksionojnë ato ekosisteme me rregulla të qarta. Së treti, të krijohen kushte të nevojshme që ekosistemet të gjenerojnë fitim për investitorët, por edhe përfitim afatgjatë për shoqërinë sepse Maqedonia duhet të jetë shtet social sipas kushtetutës. Në këtë kuptim, ne kemi mbështetjen e Bashkimit Evropian, i cili solli “Agjendën për Ballkanin Perëndimor për inovacion, hulumtim, arsim, kulturë, rininë dhe sportin”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi tha se nuk mund të ngecim në kurthin e perspektivave të së kaluarës, proceseve që janë para nesh dhe ku jemi pjesë e të cilave janë të ekspozuar bizneset, institucionet e sistemit, vendimmarrësit, absolutisht  përjashtojnë çdo pozicion konservator të menaxhimit me proceset shoqërore.“Maqedonia e Veriut tashmë ka demonstruar avangardë institucionale në këtë fushë, së fundmi kemi prezantuar asistentin e parë digjital, ADA, si një element i rëndësishëm në zbatimin e politikave kombëtare ekonomike për mbështetjen e investimeve të reja, por edhe si një hap të rëndësishëm institucional përpara në dhënien e impulsit për zhvillimin e vetëdijes sipërmarrëse në shtetin që do të ketë ndërtuar një ndjeshmëri për kuptimin dhe domosdoshmërinë e transformimit digjital, veçanërisht në segmentin e integrimit të inteligjencës artificiale në proceset e biznesit, si një faktor lehtësues në arritjen e sukseseve ekonomike, gjegjësisht redukimi i shpenzimeve dhe rritja e të hyrave”, tha në fjalimin e tij Bytyqi dhe shtoi se përmes Planit për Rritje Ekonomike, të cilin Qeveria e miratoi në vitin 2017, janë futur masa specifike ekonomike që kanë për qëllim pikërisht inkurajimin dhe mbështetjen e ekonomisë në zhvillimin e potencialit të saj inovativ.

Ai tha se Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është institucioni qendror për nxitjen dhe mbështetjen e aktivitetit inovativ, i cili është përgjegjës për arritjen e zhvillimit të përshpejtuar teknologjik, bazuar në transferimin e njohurive, kërkimin për zhvillim dhe inovacionin që kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës. Përmes instrumenteve financiare të këtij institucioni janë bashkëfinancuar 1080 projekte me një vlerë totale investimi rreth 112 milionë euro, nga të cilat mbi 50 për qind janë kompani startap.

"Në pjesën e prodhimit industrial, përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, të miratuar në vitin 2018, Qeveria krijon dhe zbaton një tjetër masë ekonomike që synon forcimin e kapaciteteve inovative të ekonomisë përmes zhvillimit teknologjik dhe kërkimit, përvetësimit të njohurive të reja dhe aftësi për zhvillimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve të reja”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi", shtoi Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Bytyqi në fjalimn e tij tha se në fillim të zbatimit të kësaj mase në vitin 2018 është paguar mbështetje në vlerë prej rreth 6,8 milionë denarë, pas së cilës pasoi një periudhë e rritjes së interesit të industrisë, të shkaktuar nga pandemia e COVID 19, kështu që në vitin 2020 pagesa e mbështetjes ka qenë rreth 15 milionë denarë, për vitin e ardhshëm 2021 do të jetë rreth 52 milionë denarë, ndërsa vitin e kaluar rreth 109 milionë denarë.

“Kjo rritje e pagesave tregon se në industrinë tradicionale, përmes kërkimit dhe zhvillimit, ndërgjegjësimi dhe nevoja për të ndërtuar qasje të reja dhe inovative ndaj prodhimit po rritet. Kjo Qeveri e njeh rrugën e duhur të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të ekonomisë vendore dhe forcimit të rezistencës së saj ndaj turbulencave dhe goditjeve të mëdha ekonomike të jashtme. Vitin e kaluar, në përputhje me Planin për Rritje Ekonomike, përkatësisht Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve dhe Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, si dhe Ligjin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, u janë paguar 44,9 milionë euro mbështetje shtetërore 645 kompanive për investime që rrisin konkurrueshmërinë e tyre përmes proceseve të reja prodhuese, futjes së teknologjive të reja dhe krijimit të vendeve më të paguara të punës”, tha Bytyqi.Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se tashmë jemi në proces të krijimit të një Strategjie Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut për 20 vitet e ardhshme, përmes së cilës do të zgjerojmë horizontet që mundësojnë ide kreative dhe do të vendosim kornizë për forcimin e karakteristikave të sistemit strukturor në drejtimi të ndërtimit të kapakëve për përgjigjen e krizave në epokën digjitale.

Majk Zafirovski, njëri nga bashkëthemeluesit dhe anëtari i Bordit të drejtorëve të “Maqedonia 2025”, i cili gjithashtu mbajti fjalën e tij në hapjen e konferencës së shkencës dhe teknologjisë “Industritë tradicionale dhe sektorët kreativë të penguar nga kriza ekonomike” për dallimin ndërmjet shteteve dhe nënvizoi me theks të veçantë se ajo që thuhet se duhet bërë duhet bërë.

Gjithashtu, duke kujtuar bisedat që ka pasur me ish-presidentin, Boris Trajkovski, ai përmendi se nuk ka vend të suksesshëm pa kompani vendore, por theksoi edhe rëndësinë e tërheqjes së investitorëve të huaj. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR