• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike

Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovksi sot e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike.

Siç informuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski, në Ligj, në mënyrë të qartë është definuar çka paraqet fushata shtetërore e interesit publik, në nivel shtetëror apo lokal. Ndryshimet e Ligjit e limitojnë buxhetin, përkatësisht lartëisnë e mjeteve të cilat nga buxheti shtetëror do të mund të shpenzohen për fuhsata në nivel shtetëror apo lokal.

"Ligji parasheh procedurë, në të cilën rol qendror ka komisioni i cili është i përbërë nga përfaqësues të partive politike edhe nga pushteti edhe nga opozita, në bazë pariteti. Në Ligj saktëoshen kriteret sipas të cilave mund të konkurrojnë radiodifuzerët, ndërsa qartë është definuar edhe procedura për zgjedhje të radiodifuzerit  në të cilat do të shfaqen fushata në nivel shtetëror apo lokal. Kjo do të thotë se, për dallim nga më parë kur Qeveria e kryeuar nga VMRO-DPMNE në mënyrë arbitrare vendoste kujt sa para do t'i japë, tani saktësisht është rregulluar se si mediumet dhe sa mjete dp të marrin për fushata në nivel shtetëror apo lokal", thuhet në kumtesë.

Nga Kabineti i Pendarovkit thekssojnë se Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike në LKuvend ishte miratuar pa amandamente të parashtruara nga opozita, që do të thotë se opozita nuk ka vërejtje për përmbajtjen e saj.

Edhe në numrin më të madh të vendeve-anëtare të BE-së ekziston rregulaltiva me të cilën mundësohen fushata të interesit publik në mediume, theksojnë nga Kabineti.

Pendarovsksi ditëve të kaluara realizoi komunikim me të gjitha palët e prekura, përkatësisht me ata që ihin "për" dhe "kundër" Ligjit. Në këtë drejtim, siç ceket në kumtesë, presidenti Pendarovsksi pret se së shpejti do të vazhdojë dialogu mes institucioneve relevante dhe SHoqatës për mbrojtje dhe avancim të internet mediumeve me qëllim të avancimit të pozitë së mediumeve onlajn në sferën mediatike, duke pasur parasysh se në portale punojnë një pjesë e madhe e gazetarëve. ab/

Foto: МIА arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR