• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova u ditancuan nga thirrjet për bojkot, bëjnë thirrje qytetarët të dalin në votim

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova u ditancuan nga thirrjet për bojkot, bëjnë thirrje qytetarët të dalin në votim

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Dy kandidatët për president, Stevo Pendarovsski dhe Gordana Siljanovska-Davkova janë të qëndrimit se qytetarët duhet të dalin në votim më 8 maj kur duhet të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Që të dytë sonte u distancuan  nga thirrjet për bojkot.

Në debatin e sontëm në "Klik plus" në TV21, Siljanovska-Davkova tha se është hap antievropian nësse nuk ndodhë dalja e nevojshme prej 40 për qind në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Pendarovsski tha se duhet të respektohet Kushtetuta, edhe pse mendon se nuk do të duhej të ketë prag të poshtëm.

Ajo shton se porositë për bojkot nuk janë fare në frymën e demokracisës parlamentare.

Sipas Pendarovskit, nuk bëhet fjalë nëse ndonjë kandidat kërkon apo jo bojkot, por për dispozitë kushtetuese që duhet të respektohet, ndërsa në të cilën thuhet 40 për qind e trupit votues duhet të dalë në mënyrë që të ketë president valid.

Thirrjet për bojkot, tha, vijnë nga struktura politike e cila e mbështetë Siljanovska-Davkovën. Sipas Pendarovskin, duhet të zgjedhet presidenti më 8 maj sepse në të kundërtën do të hynim në krizë politike dhe pasiguri. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR