• e martë, 26 nëntor 2024

Pavllovska-Daneva: Përgjegjësia kolektive përmes shpërbërjes së të gjitha organeve shtetërore pa konstatimin e gabimeve konkrete është precedent i keq

Pavllovska-Daneva: Përgjegjësia kolektive përmes shpërbërjes së të gjitha organeve shtetërore pa konstatimin e gabimeve konkrete është precedent i keq

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese Ana Pavlovska - Daneva beson se përgjegjësia kolektive përmes shpërbërjes së të gjitha organeve shtetërore pa konstatuar gabime konkrete është precedent i keq.

Ajo në një intervistën për portalin Faktor.mk potencon se duhet të kërkohet përgjegjësi individuale, por jo dhe shpërbërje kolektive.

"Çfarë do të thotë "prerje e thellë" në gjyqësor? Sjellja e ligjeve të reja, vetingu, riorganizimi i gjykatave? Nuk është patjetër! Mjafton të fillojmë me faktin se organeve kompetente (Komisioni kundër korrupsionit, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Policia Financiare, Drejtoria e Pastrimit të Parave) do të kryejnë një aksion të organizuar për të kontrolluar origjinën e pasurisë së gjyqtarëve, duke filluar nga ato në gjykatat më të larta, dhe duke përfunduar me të sapozgjedhurit në gjykatat themelore. Më tej, për të mbikëqyr rezultatet e vlerësimit të rregullt dhe të jashtëzakonshëm të gjyqtarëve, të cilat sipas rregullave të fundit bëhen nga vetë gjyqtarët, gjyqtarët më të lartë vlerësojnë ata më të ulëtit. T'i bëjë thirrje Këshillit Gjyqësor që të informojë opinionin se çfarë është bërë në lidhje me gjyqtarët më të ulët. Dhe anasjelltas, të njoftohet opinioni me gjyqtarët që kanë marrë notat më të larta për punën e tyre sipas kritereve cilësore me të cilat janë vlerësuar", potencon gjyqtarja Pavllovska - Daneva.

Për temën lidhur me reagimin e Shoqatës së gjyqtarëve lidhur me temën e pagave të gjyqtarëve dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor, Pavlovska - Daneva thotë se Shoqata e gjyqtarëve me lehtësi të pabesueshme ka paraqitur kualifikime politike (e jo juridike) për punën e Gjykatës Kushtetuese e cila gjoja vendimi për të mos shfuqizuar dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagat e gjyqtarëve donte t'ju nënshtrohej autoriteteve.

Në lidhje me Konkluzionin e Gjykatës Kushtetuese i cili është miratuar në bazë të informacioneve për ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit, Pavlovska - Daneva potencoi se Gjykata ka miratuar një konkluzion në lidhje me këtë zhvillim unanim.

"Shpreh qartë dhe pa menduar qëndrimin tim dhe të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës për këtë çështje. Publiku ishte informuar për konkluzionin tonë përmes një konference për mediat të mbajtur në mënyrë tematike me të cilën i kemi treguar qartë institucioneve se kush çfarë kompetencash ka sipas Kushtetutës. Ajo që mbeti e paqartë dhe e padeklaruar është qëllimi për të cilin Këshilli Gjyqësor i dërgoi një letër të tillë Kuvendit. Sa i përket qëndrimeve të opinionit ekspert, si nga bashkësia akademike ashtu edhe nga sektori joqeveritar, ato në tërësi përputhen me pretendimet në Konkluzionin e Gjykatës Kushtetuese", thekson Pavlovska - Daneva. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR