• e hënë, 24 qershor 2024

Pauzë në Kuvend, mbledhja për zgjedhje të Qeverisë së re do të vazhdojë në orën 17:30

Pauzë në Kuvend, mbledhja për zgjedhje të Qeverisë së re do të vazhdojë në orën 17:30

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dha pauzë, duke u bërë thirrje koordinuesve të grupeve të deputetëve për koordinim. Mbledhja për zgjedhje të qeverisë së re, ptopozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duhet të vazhdojë në orën 17:30.

Për pjesën e pasdites të mbledhjes, Pavle Arsoski nga Lëvizja ZBAM - Për Maqedoninë tonë theksoi se programi qeveritar 2024-2028 premton punë të përkushtuar dhe ekonomike dhe realizim të, siç tha, vizionit tonë të përbashkët - Maqeodnia të jetë shtet modern dhe evropian.

Rexhep Ismail nga E Majta përkujtoi se propozuan Platformë maqedonase, të cilën, siç tha, VMRO-DPMNE e refuzoi. Duke folur për propozim-programin, theksoi se lihet "tatimi i sheshtë", parashihet "parajsë tatimore" dhe lehtësime dhe përfitime tatimore... Parashihni rritje ekonomike, por, siç tha, me atë vetëm do ta thelloni hendekun mes të varfërve dhe të pasurve.

Silvana Angellevska nga VMRO-DPMNE kumtoi se ka, siç tha, drejtësi selektive, të burgosur politik, epidemi të krimit dhe korrupsionit në të gjitha poret, gjendje katastrofale në shëndetësi. Përkujtoi rastin e Onkologjisë, zjarrin në spitlain modular në Tetovë, spitalet të cilat nuk punojnë... Sipas saj, në arsim janë bërë eksperimente, pensionistët janë në skaj të ekzistencës, ka infrastrukturë katastrofikr në vend. "Ka shumë për t'u folur për politikat e këqija të cilat përmes numrave do t'i shohim në periudhën në vijim sigurisht  më konkretisht", potencoi Angelevska, duke shtuar se atë që e ka premtuar VMRO-DPMNE-ja, do ta përmbushë.

Ajo e përshëndeti vendosjen e Ministrisë së Eneregjetikës. Lidhur me zgjidhjet kadrovike, siç tha, janë ofruar kandidatë, njerëz me biografi të pasura, profesionistë me përvojë dhe kompetent për fushat për të cilat janë propozuar.

Deputetja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska-Stojçevka në fjalimin e saj theksoi se, siç tha, "gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së gjatë fushatës, por edhe më parë kur me të madhe thoshin se e kemi dhënë shtetin dhe emrin nën diktatin bullgar".

Deputeti Sali Murat theksoi se programi është larg realitetit dhe se pak janë përfaqësuar bashkësitë etnike, ndërsa më së paku bashkësia turke. Tashmë 20 vite nuk është ndërtuar Teatri turk, rreth 10.000 njerëz në fshatin Vrapçisht në periudhën e verës nuk kanë ujë të pijshëm, nuk ka rrugë të mira në vendet rurale ku jetojnlë turqit... ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR