Komuna e Aerodromit pa ujë për shkak të defektit të rrjetit të ujësjellësit afër QT Lisa
- Për shkak të defektit të rrjetit të ujësjellësit pranë Qendrës tregtare Lisa në Qendrën e rajonit Aerodrom, ndërprerje të furnizimit me ujë ka në Komunën e Aerodromit, njofton drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov.

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Për shkak të defektit të rrjetit të ujësjellësit pranë Qendrës tregtare Lisa në Qendrën e rajonit Aerodrom, ndërprerje të furnizimit me ujë ka në Komunën e Aerodromit, njofton drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov.
"Ekipi i NP 'Ujësjellësi dhe kanalizimi" punon për tejkalimin e defektit. Për momentin nuk ka informacione se sa kohë nuk do të ketë ujë", thuhet në informacion. qa/
Foto: arkivi i MIA-s