• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pasha Grupacioni sponsor i ri i KF Shkupit

Pasha Grupacioni sponsor i ri i KF Shkupit

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Një nga kompanitë udhëheqëse në sektorin turizëm në Qipron veriore, "Pasha Group" është sponsor i ri i ish kampionit në futboll në Maqedoninë e Veriut, KF Shkupi.

Pasha Grupacioni është sponsor i disa ekipeve të mëdha turke, prej të cilave më të njohura janë Beshiktashi dhe Fenerbahçe.

Me ardhjen e sponsorit të ri, ambicjet e klubit nga Çairi kthehen në shtigjet e fitoreve, sukseseve në skenën ndërkombëtare. Që të arrihet kjo, janë paralajmëruar investime të reja dhe ndërtim të kompleksit të ri sportiv.

"Për fat të keq, në Maqedoni të Veriut sponsorizimi në sport nuk është i zhvilluar, ndërsa në botë sponsorët i çojnë klubet përpara. Pasha Grupacioni, i cili është një nga sponsorët më të mëdhenj në Turqi, vendosi të hyjë në KF Shkupi dhe të bëjë një projekt të përbashkët me institucionet kompetente në vend. Është ndërtimi i një kompleksi sportiv, që do të përfshijë objekt me rreth 25 dhoma për futbollistët, salla konferencash, klub fitnesi, kuzhinë, dhoma relaksi. Kompleksi do të përmbajë edhe tre fusha sporti, njëra prej të cilave duhet ta ndërtojë komuna e Çairit. Ky kompleks do t'u shërbejë futbollistëve të klubit tonë, por edhe të gjithë sportistëve nga vendi. Qëllimi ynë është të promovojmë unitetin. Këtu do të përmend edhe Ministrinë e re të Sportit, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi", tha Olgun Ajdin, pronar i KF Shkupi.

Për lokacionin e kompleksit të ri ende nuk është marrë vendim dhe në vijim janë konsultime.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se me ndihmën e sponsorit të ri, klubi sërish do të kthehet në shtegun e sukseseve.

"Shkupi me ndihmën e sponsorit të ri sërish do të kthehet në shtigjet e vjetra dhe do të korr suksese. Do të kemi kamp tonin, një fushë do të financohet nga komuna. Kjo duhet të kontribuojë për rezultate edhe më të mira të klubit", tha Ganiu.

Përfaqësuesi i "Pasha Group" ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi me Shkupin.

"Jemi të nderuar që në listën tonë të klubeve, me të cilat bashkëpunojmë, gjendet edhe Shkupi. Do të jem përkrahës i sinqertë i klubit në rrugën drejt arritjeve më të mëdha", tha Burak Ertan.

Në xhiron e parë të sezonit të ri në Ligën e parë, Shkupi në Çair do të luajë kundër Voska Sport. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR