• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas Ujit të bekuar seancë për përgatitje dhe zgjedhje të qeverisë kalimtare

Pas Ujit të bekuar seancë për përgatitje dhe zgjedhje të qeverisë kalimtare

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Nga 22 deri më 28 janar do të zhvillohen përgatitjet formale për Qeverinë teknike në Kuvend, njoftoi Kabineti i kryetarit të Parlamentit pas takimit të parë me koordinatorët e grupeve të deputetëve.

"Në periudhën nga data 22 deri më 28 janar në seancë plenare do të realizohen procedurat vijuese: konstatim i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, informimi i kryetarit të shtetit për ndarjen e mandatit të kryetarit të ri të Qeverisë, zgjedhja e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues, si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të ri në Njësinë zgjedhore 5. Për të gjitha aktivitetet dhe afatet precize do të informojmë me kohë", theksojnë nga Kuvendi.

Nga Kabineti i Xhaferit informojnë se seancë për pyetje të deputetëve nuk do të ketë deri në fund të këtij mandati të Kuvendit.

"Seanca e parë për pyetje të deputetëve do të mbahet pas njëqind ditëve mandat të qeverisë së zgjedhur në zgjedhje parlamentare", theksohet në informacionin e takimit koordinues.

Në takimin e sotëm koordinues nuk morën pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe të opozitës shqiptare, e cila paralajmëroi bojkot të Kuvendit për shkak të së cilës nuk është pranuar kandidati i tyre për anëtar të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Tash për tash nuk ka informacione, kur do të parashtrohen ndryshimet e Kodit zgjedhor në Kuvend.

Në Kuvend sot ka seancë edhe Komisioni për vetëqeverisje lokale, në të cilën në rend dite është prezantimi i raporteve nga vlerësimi i zbatimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit. 

Nesër (10 janar) për vizitë në Kuvend është Abdullah bin Muhamed Al-Sheikh, kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mexhlisi al-Shura, i cili do të ketë një takim me Xhaferin. Janë caktuar edhe seanca të komisioneve për kulturë dhe çështje evropiane.

Për të enjten (11 janar) tani për tani është caktuar vetëm seanca e Komisionit të shëndetësisë.

Seanca e parë plenare e re në vitin 2024 është caktuar për më 16 janar. Në rendin e ditës janë disa pika me materiale të reja që kanë mbërritur. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR