Pas testimit të raketës amerikane, Putini e thirri Këshillin e Sigurimit të Rusisë
- Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi sot me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit për përgjigjen ndaj ushtrimeve bërthamore të SHBA-së dhe e vlerësoi situatën rreth njoftimit të presidentit amerikan Donald Tramp për vazhdimin e testeve bërthamore si një çështje serioze.
Moskë, 5 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi sot me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit për përgjigjen ndaj ushtrimeve bërthamore të SHBA-së dhe e vlerësoi situatën rreth njoftimit të presidentit amerikan Donald Tramp për vazhdimin e testeve bërthamore si një çështje serioze.
Presidenti rus shtoi se Këshilli i Sigurimit ka analizuar deklaratat e bëra në qarqet qeverisëse të SHBA-së, raportuan mediat ruse.
Putin deklaroi gjithashtu se Moska do të detyrohet të ndërmarrë masa të duhura nëse nënshkruesit e Marrëveshjes për ndalesë gjithëpërfshirës të testeve bërthamore vendosin të kryejnë teste bërthamore.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo marrëveshje.
Ambasadori rus në SHBA, Aleksandar Darçiev, dërgoi një telegram në lidhje me sqarimin e deklaratave të Trampit për testet bërthamore.
Kryetari i Dumës Shtetërore, Vjaçeslav Volodin, tha se deputetët janë të shqetësuar për deklaratat e Trampit në lidhje me vazhdimin e testimeve të armëve bërthamore amerikane.
Komanda supreme amerikane për goditje globale testoi sot lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale të paarmatosur "Minuteman III" nga Baza Ajrore "Vandenberg" në Kaliforni.
Testi, i përcaktuar si GT 254, synonte të verifikojë besueshmërinë, gatishmërinë operative dhe saktësinë e sistemit të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), i cili është një element kyç i mbrojtjes kombëtare të SHBA-së, sipas një deklarate zyrtare nga Baza Ajrore "Vandenberg". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s