• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pas tërmetit të fuqishëm në Mal të Zi janë regjistruar edhe 30 tërmete të njëpasnjëshme

Pas tërmetit të fuqishëm në Mal të Zi janë regjistruar edhe 30 tërmete të njëpasnjëshme

Podgoricë, 14 mars 2024 (MIA) - Në Mal të Zi, pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në Nikshiq, janë regjistruar gjithsej 30 tërmete të dobëta nga 3,5 deri në një ballë sipas shkallës së Rihterit, deklaroi udhëheqësja e Departamentit për analiza dhe përpunim të të dhënave në Institutin e hidrometeorologjisë dhe sizmologjisë, Milena Tomanoviq.

Ajo tha se tërmeti me magnitudë prej 5,3 ballë, epiqendra e të cilit ishte pesë kilometra nga qyteti Çaragje në Nikshiq, mund të ketë shkaktuar dëme në zonën e epiqendrës.

"Ky është një tërmet që ka ndodhur në zonën e kufitare të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ajo është zona sizmologjike Bileqa dhe Piva", tha Tomanoviq në konferencën për shtyp.

Sipas saj, është e pritshme që ky lloj tërmeti me magnitudë prej 5.3 ballë të ndjehet dhe në zonën më të gjerë.

Duke folur për tërmetet e njëpasnjëshme, Tomanoviq tha se nuk mund të parashikojnë nëse mund të ndodhë një tërmet i ri me magnitudë të njëjtë ose me magnitudë më të madhe.

"Kishim 30 tërmete të njëpasnjëshme, me magnitudë nga 3,5 deri në një ose 1,5 ballë", tha Tomanoviq.

Ajo theksoi se seria e tërmeteve nga mëngjesi i sotëm tregoi se ka pasur një zgjim të aktivitetit sizmik. rq/

Foto: EMSC

 

QËNDRONI TË LIDHUR