• e premte, 13 shtator 2024

Pas një sërë reagimesh dhe dënimesh për sjelljen e pahijshme ndaj gazetares, Pandeli Majko kërkoi falje publikisht

Pas një sërë reagimesh dhe dënimesh për sjelljen e pahijshme ndaj gazetares, Pandeli Majko kërkoi falje publikisht

Tiranë, 12 shtator 2024 (MIA) - Ish-kryeministri shqiptar dhe deputet aktual, socialisti Pandeli Majko, para fillimit të mbledhjes në Parlament, u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rerzikuar që do të gjendet në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, ndaj çka fillimisht nuk deshi të përgjigjej, ndërkaq me insistimin e gazetarëve, ai e shtyu gazetaren Eksiola Shehu, e cila është shtatzënë.

Siç lajmëruan mediumet shqiptare, ndaj "sjelljes së këtillë të pahijshme", reaguan ashpër dhe e dënuan shoqatat e gazetarëve, mes të cilave dhe Asociacioni i gazetarëve evropianë, në Shqipëri, si dhe disa nga partitë politike.

"Shtyrja e dhunshme e gazetarëve të cilët në mënyrë etike dhe profesionale kërkuan reagim publik, është për t'u dënuar dhe akt i frikësimit të mediumeve. Kërkojmë përjgigje institucionale bga kryetari i Kuvendit për mbrojtjen e së drejtës së gazetarëve nga sjellja e deputetëve të cilët e minojnë punën dhe misionin e mediumeve", kërkuan shoqatat e gazetarëve.

Pas një sërë reagimesh, Majko kërkoi fjalën në Parlament dhe publikisht i kërkoi falje Eksiola Shehut, gazetare e Euronjus Albania. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR