• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski e përshkroi iniciativën e Kinës dhe Brazilit për paqe në Ukrainë si "destruktive"

Zelenski e përshkroi iniciativën e Kinës dhe Brazilit për paqe në Ukrainë si

Kiev, 12 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski e përshkroi iniciativën e paqes së Kinës dhe Brazilit për luftën në Ukrainë si "destruktive" dhe shprehu indinjatën që Kievi nuk është i përfshirë në proces, njoftuan sot mediat britanike. 

Në maj, Kina dhe Brazili bënë thirrje në konferencën e paqes që do ta pranojnë edhe Rusinë dhe Ukrainën dhe do të përfshijë pjesëmarrjen e barabartë të të gjitha palëve në konflikt në, siç e kanë përshkruar, diskutimin e drejtë për të gjitha planet e paqes. 

"Propozimi kinez-brazilian është destruktiv, ai është vetëm deklaratë politike. Si mundeni të ofroni 'ja iniciativën tonë' pa na pyetur asgjë?", tha Zelenski në intervistën e publikuar sot nga media braziliane "Metropolis". 

"Në videon që e ka publikuar "Metropolis", shefi i shtetit ukrainas tha se në iniciativë mungon respekti ndaj Ukrainës dhe integritetit territorial të vendit dhe se presidenti rus Vladimir Putin duhet të marrë masa për të treguar se dëshiron t'i japë fund luftës. 

Zelenski tha se ka ofruar të bisedojë për propozimet me Kinën dhe Brazilin. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR