Pas ngecjes në negociatat për armëpushim në Gazë, një delegacion i Hamasit bisedon me përfaqësues turq
- Ekipi negociator i lëvizjes islamiste palestineze Hamas udhëtoi sot nga Doha në Stamboll për bisedime me përfaqësuesit turq për "zhvillimet e fundit" pas ngecjes në negociatat me Izraelin për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Gazë, 29 korrik 2025 (MIA) - Ekipi negociator i lëvizjes islamiste palestineze Hamas udhëtoi sot nga Doha në Stamboll për bisedime me përfaqësuesit turq për "zhvillimet e fundit" pas ngecjes në negociatat me Izraelin për një armëpushim në Rripin e Gazës.
"Një delegacion i lartë i Hamasit, i udhëhequr nga Mohamed Darvish, kryetar i Këshillit të liderëve të Lëvizjes dhe ekipit negociues, po niset për në Stamboll, deklaroi një përfaqësues i paidentifikuar i Hamasit.
Negociatat indirekte midis delegacioneve të Izraelit dhe Hamasit kanë vazhduar për më shumë se dy javë me ndihmën e ndërmjetësve, përfshirë Katarin. Qëllimi është të arrihet një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi, pothuajse 22 muaj pas fillimit të luftës.
Presidenti amerikan Donald Tramp të premten deklaroi se Hamasi "nuk dëshiron marrëveshje" dhe se "dëshiron të vdesë", ndërsa i dërguari special i Trampit, Sitv Uitkof, dje e pranoi dështimin e negociatave dhe vuri në dyshim qëllimiin e mirë të Hamasit.
Anëtari i byrosë politike të Hamasit, Basem Naim, të premten deklaroi se negociatat e fundit kishin të bënin me detajet e tërheqjes së ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.
Përfaqësues të tjerë të Hamasit shprehën habi ndaj komenteve të SHBA-së, duke thënë se besonin se negociatat po përparonin.
Minsitri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar, sot hodhi poshtë presionin ndërkombëtar për një armëpushim dhe tha se do të ishte një "tragjedi" nëse Izraeli do t'i jepte fund luftës përderisa Hamasi sundron me Rripin e Gazës dhe mban pengje. ls/
Foto: Piksabej