• e hënë, 23 dhjetor 2024

Partneritet energjetik për siguri dhe qëndrueshmëri në rajon: Maqedonia dhe Kosova nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Partneritet energjetik për siguri dhe qëndrueshmëri në rajon: Maqedonia dhe Kosova nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) – Promovim i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasitet energjetik, shkëmbim të ekspertizës dhe informacione mes kompanive publike, zhvillim të projekteve infrastrukturore me interes të përbashkët dhe hulumtim të mundësive për shkëmbim të energjisë elektrike dhe burimeve, parasheh Memorandumi për bashkëpunim të cilin e nënshkruan sot në Prishtinë qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. 

Siç ishte thënë pas nënshkrimit, Memorandumi e thekson rëndësinë e tranzicionit energjetik dhe nevojën për përpjekje të përbashkëta për përgjigje të sfidave energjetike globale, veçanërisht në kontekst të ndryshimeve klimatike dhe krizës energjetike. Me të vendosen edhe themelet për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin energjetik. 

“Me këtë Memorandum i fuqizojmë jo vetëm sistemet tona energjetike, por edhe vizionin tonë për rajon të qëndrueshëm dhe të lidhur. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime të rëndësishme për të dyja vendet dhe do të shërbejë si shembull për partneritet në Evropën Juglindore”, tha ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. 

Memorandumi është dokument i ratifikuar ndërmjet Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës, ndërsa e thekson interesin e përbashkët të të dyja vendeve për zhvillim të partneritetit strategjik në energjetikë përmes politikave të harmonizuara dhe aktivitete të cilat do të kontribuojnë për rritje ekonomike, siguri energjetike dhe shfrytëzim racional të burimeve natyrore. 

Pas nënshkrimit që ishte në kuadër të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare në Prishtinë, morën pjesë edhe kryeministrat e të dyja vendeve, Hristian Mickoski dhe Albin Kurti. fc/

Fotografia: Qeveria e RMV-së

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR