• e hënë, 23 dhjetor 2024

Partitë vazhdojnë me prezantimin e programeve zgjedhore, javë jo e plotë deri në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Partitë vazhdojnë me prezantimin e programeve zgjedhore, javë jo e plotë deri në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Shkup, 20 prill 2024 (MIA) - Në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, që filloi të enjten, edhe sot kandidatët për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore do t'i prezantojnë platformat e tyre para qytetarëve në disa pjesë të vendit. Në të njejtën kohë vazhdon edhe fushata për zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave do të mbahet të mërkurën, më 24 prill, përderisa rrethi i dytë duhet të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Kandidati për president i mbështetur nga koalicioni i LSDM-së, Stevo pendarovski në suaza të karvanit zgjedhor sot do t'i vizitojë banorët e Novo Sellës, Bosillovës, Vasilevës, ndërsa tubime do të mbajë në Radovish dhe në Strumicë.

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE, GOrdana Siljanovska-Davkova do ta prezantojë programin para qytetarëve në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë.

Kandidati presidencial, Stevço Jakimovski dhe koalicioni "Guximshëm për Maqedoninë" do të mbajë tubim në lagjen e Shkupit Karposh, ndërsa kandidati për prersident, Maksim Dimitrievski nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë do ta prezantojë programin para qytetarëve në Resnjë, Pretor, Novaci dhe në Manastir.

Në kuadër të ditës së tretë të fushatës për zgjehdjet parlamentare, kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski do të jetë mes qytetarëve të Bërvenicës dhe të Tetovës.

Macedonia needs national unity for EU integration instead of national unity for a moratorium, SDSM president Dimitar Kovachevski told an election campaign rally in Struga and urged voters to

Mbrëmë nga Ohri dhe Struga, Kovaçevski porositi se BE-ja është mundësia e vetme për përparim  të shtetit.

Nga Struga, ai theksoi se vendit i nevojitet unitet nacional për integrim në BE, në vend se unitet nacional për moratorium dhe se kjo është rruga e vetme për ndryshime dhe mu ky është vendimi që duhet të sillet në këto zgjedhje.

Duke e komentuar fjalimin e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski nga tubimi në Ohër, të enjten, për unitet maqedonas dhe për moratorium, ai tha se gjithnjë e më shumë njerët e kuptojnë se moratoriumi i vetëm, në, sip theksoi, kokën e Mickoskit është moratoriumi për integrim të shtetit në BE.

Северна Македонија ја позициониравме во членството во НАТО и тоа е најголем успех после независноста. Ги започнавме и преговорите за членството во ЕУ. Ние немаме потреба од нов Устав и нови д

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, mbrëmë para banorëve të Butelit theksoi se rruga drejt BE-së është rruga e vetme e drejtë, e cila nuk do të na kthejë në pasigurinë ballkanase.

Sa i përket ofertës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për koalicion me Të Majtën dhe Lëvizjen ZNAM është zgjedhje demokratike e secilit të bëjë koalicion me kë të dojë, por siç tha, “oferta për koalicionim me partinë e tij që në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet parlamentare tregon se ai kërkon ndihmë”.

"Në mes fushatës nuk kërkojmë ndihmë nga ndonjë mik. Më duket se kjo është shenjë e qartë e dobësisë, sepse z.Mickoski e di se çfarë e pret me 24 prill dhe 8 maj. Përndryshe pse do të kërkonte ndihmë nga jashtë?, ka thënë Pendarovski.

kandidati për president ng ZNAM, Maksim Dimitrievski, mbrëmë nga Velesi porositi se nuk do të koalicionojnë, as nuk do të bisedojnë me dikë për koalicion të ardhshlm pa u nënshkruar dhe definuar paraprakisht linjat e kuqe për shtetin.

Тој исто така рече дека од сегашната опозиција, а довчерашна власт, даваат некакви понуди за национална стратегија, што, како што потсети, е идеја на ЗНАМ. Димитриевски  потенцира дека први ј

E porositi Mickoskin të ketë kujdes, çka, si dhe në çfarë mënyre i prezanton qëndrimet e tij dhe të ketë kujdes çfarë oferta jep, sepse për anëtarët e ZNAM fjala ka peshë.

Osmani: Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë, por misioni ende nuk ka mbaruar

kandidati për president nga Fronti Evropian i kryesuar nga BDI, Bujar Osmani dje nga Saraji u premtoi të rinjve se nëse zgjedhet president, do të krijojë shtet në të cilin pa dallim të përkatësisë etnike, secili do të mund t'i realizojë ëndrrat e veta.

Paraprakisht në takim me odat ekonomike paralajmëroi se do të vazhdojë krijimi i këshillit nacional për rritje ekonomike, ku do të bënin pjesë përfaqësues të partive politike dhe faktorë ekonomik, ndërsa i cili do të funksiononte si një lloj bordi drejtues shtetëror me qëllim të arritjes së konsensusit shtetëror lidhur me parametrat dhe rregullativat kyçe për një zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm.

Kandidatja për president nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova mbrëmë nga Kriva Pallanka tha se beteja më e rëndësishme që duhet të fillojë më 24 prill, është lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

"Kur kritikojmë BDI-në, nuk kritikojmë shqiptarët. Kur kritikojmë vendimet e koalicionit, nuk nisemi nga aspektet etnike apo fetare, por nga përfshirja e thellë e tyre në krim dhe korrupsion. Mendoj se beteja më e rëndësishme që duhet të fillojë më datën 24 dhe të konfirmohet me shpejtësinë më të madhe në të ardhmen është lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit", tha Siljanovska- Davkova.

Duke theksuar rolin e presidentit, ajo tha se para Pendarovskit janë miratuar shumë ligje për të cilat është dashur të vë veto, por nuk e ka bërë.

"Tetë vite presidenti ka bërë thirrje për veting. Kjo do të thotë ose rizgjedhje e përgjithshme ose formë tjetër e vetingut, kur duhet të bëhet vlerësim ose rivlerësim i të gjithë kandidatëve për sa i përket pronës ose asaj që është bërë. Por, tre herë të angazhoheni për diçka dhe të mos bësh asnjë hap drejt saj, mendoj se ju paralajmëron se duhet t’i vendosni vetes veto për atë që premton dhe nuk e përmbush", tha Siljanovska- Davkova.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin në Kriva Pallankë, i bëri thirrje opozitës për unitet nacional.

"Jetojmë në kohë të vështira. Shteti është në kaos, institucionet janë paralizuar, apatia dhe zhgënjimi ndjehet kudo. Ka humbur besimi te politikanët, sepse vullneti i popullit shumë herë është shkelur. Asgjë nuk funksionon. Maqedonia është marrë nga duart e qytetarëve dhe qytetarët me të drejtë janë skeptikë nëse kjo mund të ndryshohet, tha mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit, këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim, ndryshimet janë të mundshme dhe të arritshme. Ai theksoi se populli nuk ka kontroll mbi shtetin e vet sepse, siç tha, qindra njerëz të BDI-së drejtojnë me vendin. BDI-ja dhe LSDM-ja, siç theksoi ai, po bëjnë konspiracion kundër shtetit me ndarje të pozitave dhe funksioneve shtetërore.

Kandidati për president nga GROM, Stevço Jakimovski vlerësoi se E Majta dhe ZNAM po bëhen pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe dorë e zgjatur e këtij koalicioni.

Кандидатот за градоначалник на ГРОМ за Карпош, Стевчо Јакимовски најави бесплатен превоз на граѓаните од населените места Трнодол, Жданец и Средно Нерези до булеварот „Партизански одреди“.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen të mërkurën, ndërsa për fundjavë janë paralajmëruar edhe tubime parazgjehdore në Shkup, për ç'shkak nga MPB paralajmërojnë se në rajonin qendror të qytetit do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.

Sot në hapësirat e KSHZ-së duhet të votojnë edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë të cilët duhet të jisen jashtë vendit për shkak të votimit të diasporës e cila do të votojë një ditë para zgjehdjebe kur do të votojnë të sëmurët, personat e pamundur dhe të burgosurit.

Dje kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në intervistë për servisin nacional tha se KSHZ është e gatshme të mbajë zgjehdje të drejta, demokratike dhe kredibile, dhe se rezultatet fillestare jozyrtare priten deri në mesnatë.

Претседателот на Државната изборна комисија Александар Даштевски вели дека ДИК е подготвена да спроведе фер, демократски и кредибилни избори. Очекува изборите да поминат во најдобар ред и ДИК

Prej sot, siç paralajmëroi, do të fillojë distribuimi i materialit të besueshëm dhe jo të hbesueshëm drejt komisioneve komunlae zgjedhore të cilat më pas materialin duhet ta dorëzojnë në këshillat zgjehdorë. Shkollat, në hapësirat e të cilave do të mbahet votimi të mërkurën, një ditë më parë do të punojnë deri në orën 11:00, pas pka do të fillojë distribuimi i materialit zgjedhor.

Fushata e deritnaishme, sipas kreut të KSHZ-së, është në suaza të rregullave të lojës dhe deri më tani nuk janë vërejtur incidente dhe sulme më serioze. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR