• e martë, 24 dhjetor 2024

Parlamenti turk e miratoi hyrjen e Finlandës në NATO

Parlamenti turk e miratoi  hyrjen e Finlandës në NATO

Ankara, 31 mars 2023 (MIA) - Parlamenti turk mbrëmë e ratifikoi vendimin me të cilin i lejohet Finlandës t'i bashkohet NATO-s, duke e hapur rrugën që Helsinki t'i bashkohet Aleancës në kohën kur lufta në Ukrainë po vazhdon, raportojnë mediat britanike. 

Parlamenti i Turqisë ishte i fundit nga 30 anëtaret e Aleancës që e ratifikoi anëtarësimin e Finlandës, pasi shtëpia ligjdhënëse hungareze e bëri këtë në fillim të kësaj jave. 

Presidenti Rexhep Taip Erdogan paraprakisht këtë muaj deklaroi  se Finlanda e ka siguruar  prirjen e Turqisë pas ndërmarrjes së haçave konkrete për të mbajtur premtimet për shtypjen e grupeve që Ankaraja i konsideron terroriste dhe lirimin e eksporteve të lira të mallrave ushtarake.

Finlanda dhe Suedia vitin e kaluar parashtruan kërkesë për t'u bashkuar ndaj aleancës ushtarake transatlantike si përrgjigje të invadimit mbi Ukrainën, por procesi u bllokua nga Turqia dhe Hungaria. Parlamentet e të gjithë anëtarëve të NATO-s duhet t'i ratifikojnë anëtaret e reja.

Turqia, nga ana tjetër, ende e shtyn miratimin e kandidaturës së Suedisë për anëtarësim në NATO. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR