Parking falas me rastin e festës 11 Tetori
- - Me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetori, sot në parkingjet publike në Shkup ZOIL, Kombinati i duhanit dhe 8 Shtatori, do të jenë të lira për parkim, gjegjësisht nuk do të kryhet pagesë.
- Post By Fitore Curri
- 09:40, 11 tetor, 2023

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetori, sot në parkingjet publike në Shkup ZOIL, Kombinati i duhanit dhe 8 Shtatori, do të jenë të lira për parkim, gjegjësisht nuk do të kryhet pagesë.
Siç bënë të ditur nga NP "Parkingu i Qytetit" - Shkup, hapësirat publike të dedikuara për parking (parkingjet zonale), gjithashtu do të jenë të lira për parkim, përveç zonës AO (Vodno), ku vazhdon me orarin e rregullt të punës 09:00 - 16:00, përderisa, parkingjet publike: Shtëpia e shtypit, Fronti popullor, Koço Racin, Spitali i Qytetit, Qendra Klinike "Nëna Terezë", Treskë, si dhe garazhët në kate "Beko" dhe "26 Korriku", do të punojnë me orar të rregullt të punës prej orës 00:00 deri në orën 24:00.
NP "Parkingu i qytetit" - Shkup, të gjithë qytetarëve ua uron 11 Tetorin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s