• e martë, 26 nëntor 2024

Parandalohet kontrabandë e orëve të markave të njohura në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Parandalohet kontrabandë e orëve të markave të njohura në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Njëzet orë me vlerë 178.050 denarë me firma të markave të njohura të modës janë konfiskuar nga nëpunës të doganave pas kontrollit të kryer të një automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar "Novo Sellë", kumtuan sot nga Drejtoria doganore.

Orët u zbuluan në një kuti kartoni për të cilën shoferi i cili ka drejtuar automjetin deklaroi se është një dërgesë me ilaçe, dërguar nga një mik për një fëmijë të sëmurë.

"Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, personi, përndryshe shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se ato janë blerë në Zvicër. Orët e konfiskuara do t'i dorëzohen Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, ndërsa kundër personit në fjalë është ngritur parashtresë përkatëse për shkelje të rregulloreve doganore", thuhet në kumtesë.

Drejtoria doganore edhe më tej në kuadër të kompetencave të saja realizon aktivitete për mbështetje të ekonomisë legale dhe luftimin e ekonomisë gri.

Foto: Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR